Premier League njihet botërisht për cilësinë e sulmuesve që ka. Lufta për golashënuesin e sezonit sa vjen e bëhet më interesante, ku distanca mes pretendentëve është e vogël.

Jamie Vardy kryeson listën, teksa ka shënuar plot 19 gola. Sulmuesi i Kombëtares angleze po merr ”për dore” dhelprat drejt objektivit Champions.

Po kaq ”rrjeta” ka tundur edhe Aubameyang, i cili e ka gati të pamundur të nxjerrë nga ”balta” Arsenalin e 1001 problemeve.

Në vendin e tretë është një emër surpizë, ku Denny Ings i Southampton ka realizuar jo pak por 18 gola. Se kush do ia dalë në fund, mbetet të shihet.