Emri i Xhenaro Gatuzos është shfaqur shpesh në media gjatë javëve të fundit jo thjesht për rezultatet e Napolit, por edhe për faktin se po diskutohet rinovimi i kontratës së tij.
Por pas ndeshjes së sotme të fituar nga Napoli me shifrat 2-1 ndaj Beneventos, trajneri ka lënë të kuptohet se firma në një marrëveshje afatgjatë nuk bënte për të.
“Unë jam i lumtur që punoj për Napolin, jam i lumtur që kam të bëj me këta persona që menaxhojnë klubin, jam i lumtur që stërvit këta lojtarë. Por ka një problem, unë nuk besoj shumë te kontrata për mënyrën se si jam.
Një ditë mund të më kërcejë damari, shoh 3-4 gjëra të ndryshme në 4-5 mënyra të ndryshme dhe bëj valixhet e largohem. Presidentin ju e dini se si është i ndërtuar, do të ruhet me klauzola. Kurse unë kam vështirësi me ta”, tha Gatuzo duke qeshur në konferencën për shtyp. /vipsport/