Zinedin Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i Paris Sen Zhermenit. Nuk ka dyshime gazetari i RMC, Daniel Riolo, sipas të cilit ish-trajneri i Real Madrid do të marrë vendin e Mauricio Poçetinos në fundin e sezonit. Zizu është lakuar edhe në të kaluarën për të qenë në krye të pankinës së Parisit, apo dhe të kombëtares franceze.

Pavarësisht se si do të përfundojë sezonit, apo pavarësisht faktit nëse fitohet, apo jo, Liga e Kampioneve, gjithnjë sipas RMC, Zidane do të pasojë trajnerin argjentinas në krye të skuadrës së kryeqytetit francez dhe do të drejtojë Paris Sen Zhermen.

Poçetino, që kishte përfunduar në radarët e Mançester Junajted për të zëvendësuar Solskjaer, do të mund ta lërë skuadrën franceze pas një vit e gjysëm.

Ardhja e ish-kampionit francez në klubin e Al-Kelaifit nuk parashikon qëndrimin apo jo poshtë Kullës Eifel të Kilian Mbape. Sipas RMC, në fakt, edhe nëse ish-sulmuesi i Monakos do të duhet të niset, Zidane do ta pranonte propozimin e klubit. E sigurtë që në skuadër nuk do t’i mungonin yjet për t’i stërvitur.