Në prag të ndeshjes kundër Parmës në “San Siro”, trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo foli për mediat italiane në një konferencë për shtyp, ku përmendi rëndësinë e ndeshjes kundër skuadrës modeste dhe preku edhe disa emra të merkatos, ku më shumë u ndalua te mesfushori spanjoll, Çesk Fabregas:

“Ne duhet ta respektojmë kundërshtarin, të kuptojmë cilësitë që ata kanë dhe se si luajnë ata, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nesër do të ketë pothuajse 60,000 tifozë, një moment krenarie për ne”,- tha fillimisht Gatuzo.

“Është normale që unë jam një fans i tij. Ajo që ai ka bërë në 15 vitet e fundit ashtë fantastike. Më pëlqen si futbollist dhe për atë që ka arritur. Por ka kaq shumë lojtarë që lidhen me një transferim te Milanit, por për momentin nuk ka asgjë konkrete”,- përfundoi Gatuzo./vipsport/