Gazetari i njohur Artan Hoxha me nje status ne rrjetet sociale eshte ndalur tek 11-metershi i akorduar nga arbitri ne fundin e ndeshjes Vllaznia- Bylis qe i shkaktoi edhe humbjen shkodraneve.

Megjithate ai mendon se çdo gje ka qene e orkestruar nga ata lart sepse nuk duan ta shohin Vllaznine kampione.

“Edhe vet arbitri, do të kete mbetur i pakenaqur per menyren teatrale, si u rrezua lojtari i Bylis në zonen e Vllaznise!!!!

Nje 11-metersh fantazem, qe vetem arbitri e pa në minuten e 92-të kunder Vllaznise…

Besoj tashme, jo vetem në Shkoder, por të gjithe tifozet dhe dashamiresit e Vllaznise, në gjithe Shqiperine, e kane të qarte, se ATA larte në FSHF, nuk e duan Vllaznine kampione…

Mos u tut Vllazni, ti mbetesh dashni”- shkruan Hoxha ne postimin e tij.