Nuk ishte favorite ndaj Hungarisë, por Shqipëria përmbysi çdo parashikim në takimin e raundit të pestë në kualifikueset e Kupës së Botër Katar 2022.
Kuqezinjtë kishin kohë që nuk kishin dhuruar një paraqitje kaq impersionuese dhe që do të përfundonte me tri pikë të marra në Elbasan e duke harruar atë humbje të pamerituar në Varshavë ndaj Polonisë.
Një disfatë që nuk është pritur mirë në Hungari, gazetat vendase nuk kanë qenë shumë dashamirëse jo vetëm me rezultatin por edhe me paraqitjen e lojtarëve. Gazeta Blikk si titull kryesor ka vendosur: “Humbje e turpshme!
Gjithnjë e më larg Kupës së Botës, Shqipëria fiton 1-0 ndaj Hungarisë.” Gazeta tjetër Nemzeti Sport që konsiderohet si më e madhja në Hungari, jep një titull të thatë ashtu si paraqitja e lojtarëve hungarezë:
“Humbje historike në Shqipëri. Magyar Hírlap shkruan: “Hungaria rrëzohet në Shqipëri.” Ndërkohë gazeta tjetër Magyar Szo shkruan: “Humbje turpëruese në Elbasan.”