Tek Akademia Vllaznia e kane marre shume seriozisht punen per sezonin e ri futbollistik. Pas seleksionimeve te bera per lojtaret qe do te jene pjese e ekipit U19, sot ka vijuar puna me seleksionimet e lojtareve per ekipin U17.

Me inisiativen e pergjegjesit teknik Alban Neziri, mesohet se pjese e ketyre seleksionimeve jane bere edhe tre figura te njohura te futbollit si Hysen Zmijani, Avenir Dani e Albert Kaçi. Ja çfare shkruhet ne faqen e Akademise Vllaznia per keto seleksionime:

“Puna te Akademia Vllaznia ka vijuar me seleksionimet përfundimtare të elementit që do të formojnë ekipin U17 në sezonin e ri futbollistik. E veçanta e këtyre seleksionimeve ishte prania edhe e tre figurave të njohura të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Kanë qenë pikërisht Hysen Zmijani, Avenir Dani dhe Albert Kaçi që të ftuar nga përgjegjësi teknik i Akademisë Alban Neziri, janë bërë pjesë e stafit që kanë përzgjedhur lojtarët e këtij ekipi. Bashkë me stafin e trajnerëve të Akademisë ata kanë bërë zgjedhjet e duhura dhe nga 42 lojtarët e pranishëm, padyshim që të gjithë ne mendojmë se janë përzgjedhur 25 më të mirët të cilët do të formojnë ekipin U17 për sezonin e ri dhe që do të jenë në dispozicion të trajnerëve Edmond Doçi dhe Fation Kadija.

Akademia Vllaznia falenderon mjeshtrat Zmijani, Dani e Kaçi që ishin të gatshëm dhe morën pjesë në këtë proces me vlerë për mbarëvajtjen e punës së ekipeve tona”./SHKODRA-SPORT.COM/