Nje humbje e ardhur ne minutat shtese dhe sigurisht qe ka keqardhje. Megjithate trajneri i Partizanit Skender Gega pas ndeshjes se sotme te humbur 0-1 ndaj Skenderbeut, thote se eshte vetem fillimi dhe do kete kohe per te rikuperuar kete humbje.

Ai ka folur edhe per sulmuesin shkodran Rubin Hebaj qe luajti si titullar ne kete takim duke e vleresuar per paraqitjen e bere.

Me poshte do te keni mundesi te lexoni intervisten e plote te tij dhene per “Supersport” pas perfundimit te ndeshjes ndaj korçareve:

Sa keqardhje ka për humbjen në fund?

Është për të ardhur keq. Erdhëm me pretendimet tona. Në pjesën e parë çaluam në mesfushë, që e mendoja më të fortën. U munduam ta korrigjonim. Pjesën e dytë besoj u kthyem në 4-2-3-1, Hebaj kishte mbështetje të madhe. Nuk jam i kënaqur edhe po të dilja barazim. Gabuam në një moment. Po gjithsesi është ndeshja e parë. Është rrugë e gjatë. Ishim përgatitur për të marrë maksimumin, por futbolli kështu e ka.

Skuadra do të kërkojë afrime në merkato?

Unë kam deklaruar para ndeshjes që kemi nevojë të korrigjohemi në merkato. Kam dhënë mendime që në çfarë repartesh do korrigjohemi. Grupi kryesor është. Jemi stërvitur mirë, kemi bërë më të mirën. U ndeshkuam me një penallti që duhet të evitohej. Futbolli është i tillë.

A e ka Partizani stofin e kampionit?

Unë që ditën e parë që kam ardhur nuk e kam deklaruar që e ka stofin e kampionit. Njerëzit kanë dëshirë të madhe, edhe unë gjithashtu. Është fillimi, do ishte mirë të dilnim me sukses sot, çdo gjë do të qartësohet në vazhdim. Rruga është e gjatë.

Hebaj i pa ambientuar, i pastërvitur, dhe pa mbështetje. Mund t’i zgjidhi Partizani problemet e sulmit me një lojtar të tillë?

Hebaj sot ishte maja e ekipit, por nuk ishte faji i tij. Mesfusha nuk e ndihmojë. Në pjesën e parë u la i vetëm. Në pjesën e parë, afruam Malën si sulmues i dytë, morëm pak risk, megjithatë unë them se ka shumë punë për të bërë. Partizani nuk i var shpresat te një lojtar. Të gjithë duhet të rritemi pak nga pak.

Ibrahimi nuk është mbrojtës i djathtë, por qendërmbrojtës. Edhe Trashi është një mesfushor. Do kërkoni në këto 2 pozicione, apo do vazhdoni kështu?

Besoj do vazhdojmë kështu siç jemi. Nuk është problem te Trashi. Ibrahimi sot punoi shumë mirë. Për aq kohë sa nuk kemi një mbrojtës më të mirë se Ibrahimi do të vazhdojmë këtu. Belica dhe Atanda kanë bërë paraqitje të mira në stërvitje, nuk kishim pse të aktivizonim Ibrahimin në qendër. Loja në grup, çaloi në aspektin sulmues.

Mensah, Bardhi, Asani dhe Progni e goditën shumë pak portën. Ishin mbrojtësit kundërshtar shumë të fortë, apo luajnë larg Hebajt. Cani kur do të jetë në dispozicion?

Për këta të 3 të përgjigjem. Me Canin nuk kam një kontratë. Në qoftë se do ta shikosh Canin, shko tek ekipi i dytë. Në qoftë se ai vjen fizikisht mirë, ai e ka dorën e hapur. Unë do marr atë që është në maksimum, dhe atë që do japë maksimumin. Canin e pamë një vit dhe e dimë çfarë ka bërë.