Ish-trajneri i përfaqësueses Shpresa, Skënder Gega, ka pranuar se ka mbetur i çuditur nga loja që ka shfaqur Shqipëria. Në fjalët e tij për “SuperSport”, ai theksoi se zgjedhja e Çikalleshit sidomos kishte qenë shumë e diskutueshme.

“Normale që kishim Anglinë përballë, në futboll shpesh fiton më I forti. Por nuk e mendoja se do të kishim aq mungesë force, për t’iu kundërvënë pak më tepër se sa pamë gjatë 90 minutash, më surprizoi pak të them të drejtën.

Kam vlerësim të lartë për Çikalleshin. Ne luajtëm me dy sulmues por Çikalleshi gjatë gjithë kohës ishte mesfushor i djathtë gjatë gjithë kohës, ndaj ishte e pavlefshme.

Broja mund të ishte më i përshtatshëm për shpejtësinë që ka që të nxjerrë një ndeshje të tillë”, tha Gega. /vipsport/