Ndeshja e sotme mes Tërbunit dhe Turbinës e luajtur në Pukë kaloi mes shumë episodesh të kontestueshme. Përveç episodeve me gjyqtarin në fundin e ndeshjes kur u shënua një gol he ndeshja u ndërpre kishte një moment tjetër shumë të rëndë.

Klubi i Tërbunit ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e portierit të tij teksa duket i fashuar në spital. Sipas klubit gjatë ndeshjes portieri Elton Vata u godit me takë fytyrës nga një prej lojtarëve të Turbinës së Cërrikut.

Vata u dërgua menjëherë në spital dhe në foto duke pamje mjaft të rënda nga pasojat e ndërhyrjes. Sipas klubit arbitri Albano Stolaj nuk ka as edhe karton të verdhë për lojtarin e Cërrikut për ndërhyrjen e rëndë. Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit pukjan:

Portieri i ekipit tonë, Elton Vata u godit me taka në fytyrë nga lojtari i Turbinës së Cërrikut dhe menjehëre u dërgua me urgjencë në spital. Pamjet flasin vete i kemi mbuluar tek fotoja e dytë pasi janë vërtet të rënda, ndërsa arbitri kryesor Albano Stolaj nuk e ndëshkoj as me karton të verdhë lojtarin kundërshtar më minimalja në futboll pavarsisht se ky rast është direkt për karton të kuq.

Ndërsa Stolaj ndërpreu ndeshjen vetem se lojtarët tanë protestuan tek ansori pa e goditur pa e prekur në asnjë moment. Pastaj disa palo njerz dhe media sportive po na flasin për drejtësi ose ”luftë” kur vete ”luften” e solli po Stolaj dhe tani portieri ynë Vata vuan pasojat e një palo arbitri! Klubi i KF TËRBUNI PUKË dhe tifozët Pukjanë i urojnë shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në fushen e blertë edhe më i fortë!/newsport/