Vllaznia ne basketboll per femra ka fituar ne ndeshjen e rradhes ndaj Elbasanit me rezultatin 84-54, te luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Vajzat e drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj e kane udhehequr nga fillimi e deri ne fund kete takim duke mos e vene asnjehere ne dyshim fitoren. Perioda e pare eshte mbyllur me rezultatin 20-14 ne favorin e Vllaznise, e cila ne te dyten ka ardhur duke e thelluar shume diferencen.

10 minuteshi i dyte eshte mbyllur 33-12 dhe ne kete menyre, ekipi shkodran ka shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 27 pikesh ndaj elbasanasve duke treguar se pjesa e dyte do te ishte thjesht nje formalitet.

Ne dy periodat e fundit ai do te kontrollonte rezultatin dhe e treta do te mbyllej 14-13 ndersa e katerta 17-15 dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te perfundonte me shifrat e pergjithshem 84-54 ne favor te Vllaznise.

Ne kete ndeshje ka spikatur mbi te gjitha basketbollistja Bernada Rreshpja e cila ka shenuar plot 29 pike per Vllaznine, e pas saj vinin Anisa Bokrina me 17 pike si dhe Sindi Kryeziu dhe Melida Hykaj me nga 12 pike secila.

Ekipi kuqeblu ne kete menyre e mbyll fazen e dyte te kampionatit ne vendin e katert duke realizuar objektivin e tij, nderkohe qe tashme do te luaje ne play-off ndaj Flamurtarit ku padyshim qe do ta kete shume te veshtire, madje ndoshta te pamundur, per te tentuar ndonje kualifikim ne finale./SHKODRA-SPORT.COM/