Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLGega nuk e mendon nënvlerësimin ndaj Andorrës: Kush është profesionist, jep maksimumin...

Gega nuk e mendon nënvlerësimin ndaj Andorrës: Kush është profesionist, jep maksimumin edhe në miqësore

Skënder Gega është i bindur se lojtarët e Shqipërisë në ndeshjen e sotme, edhe pse shumë prej tyre shihen si zgjedhje të dyta, do të japin maksimumin në fushën e lojës ndaj Andorrës. Ish-futbollisti i Kombëtares argumentoi në “SuperSport” se kjo ishte sjellja e pritshme nga profesionistët.

“Ai që është profesionist e vjen në kombëtare. edhe në miqësoret është në maksimum, për t’i bërë nder vetes e fanellës kuqezi. Ky grup që i është dhënë shansi sot, nuk duhet të ngarkohet me përgjegjësinë e të kaluarës, por të kënaqet me ndeshjen, të kënaqen me lojën.

Dy ndeshje më parë na mungoi Gjasula e 2-3 mungesa të tjera. Në fakt kur u zëvendësua ishte surprizë pozitive që luajtën me dinjitet, luajtëm të denjë. Ndaj edhe sot me kaq mungesa uroj e kam shpresë që edhe pse pa tifozë, të japin maksimumin e të japin 100% të tyre e të jenë më të qartë se ku mund të shkojmë në këtë grup”, tha Gega.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments