Ndodh shpesh që ish-lojtarë të futbollit tregojnë prapaskena nga karriera e tyre. Kjo ka ndodhur dhe me ish-mbrojtësin e Mançester Junajtid, Rio Ferdinand. Anglezi ka treguar një prapaskenë lidhur me trajnerin Aleks Ferguson dhe sulmuesin.

Ferguson është një ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë e Premier Ligë, por njihet dhe për temperamentin e tij gjaknxehtë. Ferdinand tregon reagimin e trajnerit pas humbjes ndaj Mançester Sitit.

Reagimi në dhomat e zhveshjes

“Ishte derbi i parë që luaja. Humbëm me rezultatin 3-1. Ne u futëm në dhomat e zhveshjes dhe trajneri mbylli derën. Ishte qetësi dhe papritur ai bërtiti”.

Përplasja Ferguson-Van Nistelroi

“Rud van Nistelroi ishte një ndër lojtarët më të mirë në atë kohë. Ai hyri në dhomat e zhveshjes me bluzën e Mançester Sitit. Në atë moment trajneri u acarua keq dhe na u kthye me fjalë të rënda ‘Nëse shoh ndonjërin prej jush me bluzën e Sitit atëherë nuk do të luani më për këtë klub’. Në atë moment e kuptova rëndësinë e derbit”.

Rio Ferdinand luajti pjesën më ta lavdishme të karrierës së tij tek Junajtid. ‘Me djajtë e kuq’ 43 vjeçari u aktivizua në 455 ndeshje dhe shënoi 8 gola në të gjitha kompeticionet.