Djd ka qene kundershtar i Vllaznise dhe eshte munduar te beje me te miren per skuadren e tij, megjithate Skender Gega ka patur ne fund edhe nje mesazh per problemin e futbollisteve te rinj shkodrane.
I pyetur ne lidhje me dy shkodranet qe jane pjese e korçareve e pikerisht Belajdi Pusi dhe Ardit Nikaj, trajneri i njohur eshte shprehur:
“Lojtarët shkodranë te Skënderbeu? Shkodra t’i mbaj talentet e Shkodrës, mos i dërgoni nëpër vende të tjera. I gjithë Ballkani është i mbushur me shkodranë, duhej të punoni më të mirë për t’i mbajtur aty.
Megjithatë kjo është ekonomia e tregut dhe gjithçka shkon në bazë të interesave”. Nje mesazh qe ne fakt e kane dhene edhe trajnere e specialiste te tjere dhe qe duhet degjuar nga drejtuesit e Vllaznise.
Te mos harrojme se shembulli me i mire per kete jane 5 futbollistet shkodrane qe dje me Bylisin festuan ngjitjen ne Superlige, ashtu si dhe ato te Erzeni apo dhe shume ekipe te Superliges e kategorise se pare.