Data e 1 prillit njihet botërisht si “Dita e Gënjeshtrave”, dhe me këtë rast klubi portugez, Santa Klara, ka vendosur të bëjë një shaka të bukur drejtuar tifozëve të saj.

Në rrjetin social “Instagram”, klubi portugez ka shpërndarë njoftimin se ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo do të transferohej drejt tyre me huazim nga bardhezinjtë, dhe si fillim do të qëndronte në një shtëpi me lojtarin e tyre, Ukra.

Shakaja u bë hit në internet ku nuk munguan dhe të qeshurat, por ndoshta klubi portugez ecën me idenë se shakaja është gjysma e të vërtetës…

Kuptohet qe deshira e tij do te ishte qe kjo gje te ishte e vertete duke shpresuar qe thjesht te mos ishte ide e 1 prillit, por meqenese eshte portugez, do te ishte bukur qe Ronaldo te vishte fanellen e kesaj skuadre.