Sonte eshte duke festuar dhe jo vetem titullin e 25-te kampion te Vllaznise se boksit. Eshte duke festuar edhe ditelindjen e tij. Lazarin Vila, trajneri i boksit te ekipit shkodran pikerisht sot ka mbushur 38 vjeç.

Ne nje dite qe do ta mbaje gjate ne memorien e tij sepse pikerisht kur duhej te ishte prane familjes se tij per te festuar kete pervjetor te lindjes, ka qene ne “Fahrije Hoti” te kryeqytetit perkrah trajnereve te tjere Zef Gjoni, Besnik Limani e Jetmir Kuçi, duke nxjerre ne ring boksieret kampione te Vllaznise.

Titulli i sotem qe eshte mese i veçante per nga numri i madh i tyre, ne njefare menyre ka qene dhurata me e mire qe ekipi i Vllaznise i ka bere atij per ditelindje. Bashke me sportistet dhe te pjestareve te tjere te stafit teknik, atyre u bashkohet edhe gazeta “Shkodra Sport” me urimin per jete sa me te gjate e te lumtur dhe njekohesisht sa me shume suksese ne karrieren e tij!

Lazarin Vila eshte marre heret me boks ne rinine e tij. Ka dale kampion rregullisht me ekipet e moshave te Vllaznise, ndersa me ekipin e te rriturve ka fituar trofeun e Kupes se Shqiperise. Pas lenies se karrieres si sportist, nis pune si trajner, te cilen vazhdon ta beje edhe sot e kesaj dite me shume pasion.

Njekohesisht eshte edhe pjestar i stafit te kombetares shqiptare dhe njekohesisht prej vitesh ka kryer edhe detyren e inspektorit prane Klubit Sportiv Vllaznia. Nje kuader sportiv i cili eshte mjaft i perkushtuar per te gjithe sportet, por ne veçanti per boksin, sportin burreror qe i ka fituar zemren.
Gjergj KOLA