Irfan Domnorin keto vitet e fundit ndoshta te gjithe e njohin si maratonist, si mbeshtetes i forte i çeshtjes kombetare, por ne fakt, shumekush ne Shkoder e njeh si nje volejbollist i dalluar i Vllaznise se viteve ’70-’80.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse ai feston ditelindjen e tij. Mbush plot 66 vjeç dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura Irfanit!

Ai ka lindur ne Shkoder me 14 shkurt 1955 dhe do t’i perkushtohej sportit te volejbollit ne rinine e tij. Vetem 17 vjeç do te kalonte tek ekipi i pare i Vllaznise me te cilin do te luante me pas per 13 vjet rresht.

Me trupin e gjate, ai ka spikatur me lojen e tij ne pozicionin 4, ate te shuterit dhe eshte pjese e nje plejade volejbollistesh te shkelqyer, me te cilet ne fakt ka fituar edhe Kupen e Republikes ne vitin 1985.

Edhe fotoja ilustruese e ketij shkrimi, i takon pikerisht ketij suksesi, kur Irfan Domnori sebashku me Xhino Mjeden, Mark Kroqin, Gjon Çoben, Adrian Shiroken, Simon Gugen, Frederik Trumzen, Fatmir Gruden, Benard Shtyllarin, Adrian Mikoplin dhe trajnerin Mark Grimci.
Gjergj KOLA