Vllaznia e viteve ’70 ne futboll mbahet mend nga te gjithe si nje nga ekipet te mira, por edhe me te suksesshme ne historine e futbollit shkodran. Pjesa e saj kane qene futbolliste te shkelqyer te cilet kane shkruar emrin e tyre ne historine e ketij klubi.

Njeri nder ta padyshim qe eshte edhe Lekë Koçobashi. U ndalem sot tek ky personazh, ngaqe ka ditelindjen, feston 76 vjetorin e tij te lindjes dhe gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura atij!

Lekë Koçobashi ka lindur ne Tirane me 21 korrik 1944 ngaqe i ati punonte atje dhe ne moshen 4 vjeçare do te kthehej ne Shkoder bashke me familjen e tij. Ne moshen 15 vjeçare, pikerisht ne vitin 1959 zgjedh te luaje futboll duke patur trajner te mirenjohurin Ernest Halepjani e me pas Zyhdi Bakallin e Xhelal Juken.

Ne vitin 1963 kalon me ekipin e pare te Vllaznise, aty ku gjen emra te tille si Kol Gjon Belaj, Sadetin Zmijani, Frederik Çapaliku, Xhevdet Basha, Oso Djepaxhia, Jonuz Teli etj, me trajner Tonin Krajen.

Ne vitin 1965 nderkohe eshte fitues i Kupes se Republikes me Vllaznine e menjehere pas ketij suksesi, ai do te vijonte te luante me Luftetarin e Gjirokastres gjate periudhes kur ishte ushtrar dhe ne vitin 1968 kthehet serish tek Vllaznia ku do te arrinte te tjera suksese.

Koçobashi do te shpallej kampion ne sezonet 1971-72 dhe 1973-74 si dhe do te fitonte dhe nje tjeter Kupe te Republikes ne vitin 1972.

Me kater trofe “mbi shpine”, ne vjeshten e vitit 1975, ne moshen 31 vjeçare, Leka do t’i jepte fund karrieres futbollistike, pikerisht ne te njejten dite me Ramazan Rragamin dhe Hajrullah Leken, tre te ciles iu be nje nderim i madh nga drejtuesit e klubit dhe tifozet shkodran.

Koçobashi ia dorezoi ate dite fanellen Fatmir Paçramin, pikerisht nje tjeter lojtar shume te shpejte ashtu siç ishte edhe vete ai.
Gjergj KOLA