Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, nuk ka kursyer elozhet për Cristiano Ronaldon.

Menjëherë pas fitores ndaj Lazios, trajneri i bardhezinjve e ka krahasuar CR7-tën me një “peshkaqen” pasi rikuperohet shumë shpejt.

“Ronaldo është si peshkaqeni kur ndjen erën e gjakut… Ai është i jashtëzakonshëm, arrin të rikuperohet shumë shpejt ndërmjet ndeshjeve. Nuk është vetëm i fortë fizikisht, por dhe psikologjikisht. Ai është prej atyre që shpenzon shumë energji në çdo ndeshje, por arrin të rikuperohet në kohë. Ai është lojtari i klasit botëror jo vetëm fizikisht, por dhe në anën psikologjike”, – tha Sarri.

I ngacmuar nëse do të pushojë Ronaldon tashmë që ka garën për këpucën e artë me Immobilen dhe mund të thyejë rekordin e 36 golave të shënuar në një sezon në Serie A, tekniku italian duket se nuk do e bëjë diçka të tillë.

“Nëse ai e fut në mendje diçka, atëherë është shumë e vështirë ta ndalesh. Do ta shohim nëse do të pushojë në ndeshjet e radhës, por ai është ende në formë dhe mbase nuk ka nevojë të pushojë”, – tha Sarri.