Një nga futbollistet më të mira në Shqipëri aktualisht është Klaudia Rrotani. Ajo jo vetëm që ka spikatur prej vitesh me ekipin “Juban Danja”, por është edhe anëtare e ekipit kombëtar. Por kohët e fundit, ajo ka nisur edhe një profesion tjetër, atë të aktores.

Në një aktivitet të organizuar pak ditë më parë nga kisha katolike në bashkëpunim me shoqatën “Drejtësi dhe Paqe”, të emërtuar “Vit të mbarë o Shkodër”, është interpretuar edhe një skeç nga të rinj dhe të reja të famullive të ndryshme.

Dhe një nga interpretuesit ka qenë edhe Klaudia Rrotani e cila ka treguar vlera edhe në këtë “profesion” të ri. Aq sa vetë presidenti i “Juban Danja” Ferdinand Jaku në një postim në faqen e tij shtron edhe pyetjen: Klaudia Rrotani, futbolliste, modele apo aktore e teatrit “Migjeni”? Më poshtë keni edhe videon e interpretimit të saj në teatër: