Ndonëse prej dy vitesh nuk është më pjesë e Vllaznisë, Gilman Lika ka mbetur tifoz i zjarrtë i kësaj skuadre ashtu si çdo shkodran tjetër. Në një analizë që i ka bërë skuadrës aktuale, ish- kapiteni i saj ka vlerësuar maksimalisht startin e mbarë të kampionatit me fitoren 5-3 ndaj Laçit.
“Nuk ka mbetur asnjë shkodran pa u kënaqur nga fitorja. Jo vetëm shkodranët, por mendoj që cdo njeri që e do futbollin ka parë një ndeshje që tamam ka qënë një vitrinë e kampionatit shqiptar, një ndër ndeshjet më të bukura”.
“Padiskutim që kjo fitore ka atë ndjesinë e vecantë kur dihet që ka një kohë të gjatë që Vllaznia nuk ka fituar kundër Lacit. Një ndër më të kritikuarit gjatë kësaj kohe ka qënë Aralica, i cili për mendimin tim ka qënë lojtari më i mirë i kësaj ndeshjeje. Bëri një diferencë shumë të madhe dhe besoj që do të jetë një pikë shumë e rëndësishme e Vllaznisë.”
“Sigurisht që është vetëm ndeshja e parë. është interesant fakti që në momentin që është ndëshkuar Vllaznia, në dy golat e parë ka qënë në ekuilibër. Mendoj që golat që pësoi ishin një pakujdesi, sidomos te goli i parë, sepse nuk mund të pësosh gol në atë mënyrë.
Kur ishte rezultati 2-0, i gjithë ekipi po rrinte mbrapa. Po shfrytëzontë hapësirat që kishtë lënë Laci. Kur pëson gol në atë mënyrë, nuk është se duhet ta humbësh shpresën”.
Gjithcka mund të ndodhë. është vetëm fillimi, por fillimi mbarë është gjysma e punës. Çdokush që e ndjek futbollin në Shqipëri mund të thojë që Vllaznia është pretendente për titull”- eshte shprehur Lika./SHKODRA-SPORT.COM/