Nje lajm surprize ka dale mbremjen e sotme nga Shkodra. Portierja e Vllaznise Ana James Buhigas, shume shpejt mund te vesh fanellen e kombetares shqiptare.

Nje gje e tille eshte pohuar nga presidenti i ekipit te Vllaznise Lazer Matija. Ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport”, ai eshte shprehur:

“Vllaznia e sivjetme ne Europe arriti nje sukses te madh duke u kualifikuar per ne turin e dyte te Liges se Kampioneve, tur ne te cilin me pas u paraqit ne menyre dinjitoze edhe ndaj Juventusit.

Kjo ecuri eshte merite e te gjithe skuadres e cila dha maksimumin e vet dhe u paraqitem ne nivele shume te larta. Nje dore te mire ne kete ecuri me duhet ta pranoj se na ka dhene portierja amerikane me pasporte edhe spanjolle, Ana James Buhigas,

Nje portiere vertete cilesore e cila ne fakt u ka bere pershtypje edhe drejtuesve te kombetares shqiptare te cilet kane shprehur interesin per ta patur pjese te skuadres se tyre. Kete deshire ia kemi shprehur Anes dhe ne fakt ajo e ka mirepritur.

Kjo do te thote se shume shpejt do te nisin procedurat per paisjen e saj me pasaporte shqiptare, e kjo do t’i hape rruge edhe aktivizimit me kombetaren tone. Besoj se do te jete nje perforcim shume i rendesishem edhe per te sepse kemi te bejme me nje portiere shume cilesore”./SHKODRA-SPORT.COM/