I ftuar në emisonin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, ish-futbollisti Gilman Lika komentoi situatën aktuale në Superiore teksa e quajti si kampionatin më të dobët të 10 viteve të fundit.
“Normalisht që më mungon atmosfera e derbit, kam qenë pjesë e Tiranës. Mendoj që tek kjo ndeshje Partizani duhej të sakrifikonte me tepër sepse ka dale i humbur me këtë barazim ndërsa Tirana me Europën i ka arritur objektivat këtë sezon duke parë dhe luhatjet gjatë sezonit. Mendoj se Partizanit duhej të jepte gjithçka sepse ja ka vështirësuar vetes situatën me këtë barazim.
Ky kampionat ka qenë ndër me të dobëtit e dhjetë viteve te fundit sepse ka rene konkurrenca. Ke 5 skuadra që mund të dalin kampione. Nuk ka ekip që bën diferencën dhe çdo vit ka pasur ekip superior. Si mund të dali kampion një ekip kur gabon me Fierin, Ballshin dhe me Korçën.
Dhe Tirana ka pasur luhajte, Vllaznia ka pasur një diferencë shumë të madhe me ekipet e tjera dhe shkoi aty ku është. U bë një kampionat që ishte i paparashikuar.
Tani duhet parë 3 javët në vazhdim se kush do të dalë kampion, vetëm Vllaznia ka ndryshuar nga sezoni i kaluar të gjitha skuadrat e tjera janë dobësuar”.