Pas golit te javes se kaluar ne minuten e 91-te qe i dha fitoren ekipit te Jezeros, sulmuesi shkodran Ndue Mujeci ka shenuar nje tjeter gol te rendesishem ne kampionatin malazez te futbollit.

Serish ne minutat e fundit, kete here ne te 82-ten minute, atehere kur ndeshja Jezero- OFK Petrovac po shkonte drejt barazimit te barabarte 0-0.

Por Mujeci ka ndjekur nje aksion te gjate te skuadres se tij dhe ne fund ka arritur te godase sakte duke topin drejt rrjetes se portes kundershtare duke shenuar golin me vlere trepikeshe.

Ky ka qene goli i gjashte per sulmuesin shkodrane ne kampionatin malazez te futbollit, duke treguar edhe njehere tjeter vlerat e tij realizuese ne portat kundershtare.

Fale gjashte pikeve qe i ka dhene Jezeros ne dy ndeshjet e fundit, ajo eshte ngjitur nga vendi i tete i renditjes ne te pestin dhe Ndue Mujeci ka nje merite te jashtezakonshme per kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/