Kur u duk se “divorci” ishte perfundimtar me skuadren e tij te zemres, ne fakt ndodhi e kunderta. Ne prag te mbylljes se merkatos, emri i rradhes qe pritet te firmose per Vllaznine eshte Gilman Lika.

Kapiteni i kuqebluve muajin e kaluar nuk ra dakord me drejtuesit e Vllaznise per kushtet e kontrates dhe kjo u mendua se do te ishte ndarja mes tyre.

Por gjerat kane marre rrjedhe tjeter ditet e fundit dhe palet mesa thuhet, kane rene dakord parimisht per kushtet e kontrates dhe neser mund te hidhet firma ne kontrate.

Vllaznia e sezonit te ri ka nevoje per eksperiencen dhe pervojen e ish- lojtarit te kombetares shqiptare i cili ne fakt ka qene ndoshta me i mire ne skuader gjate sezonit te kaluar./SHKODRA-SPORT.COM/