Vazhdon pritja pa fund për fillimin e Kategorisë Superiore e bashkë me të, vazhdojnë edhe ndeshjet miqësore që klubet po zhvillojnë në këto ditë për të përgatitur skuadrën për vijimin e edicionit. Kastrioti ka zbritur sot përsëri në fushën e lojës, për rtë përgatitur skuadrën për edicionin e ri me një miqësore të zhvilluar ndaj Besëlidhjes.

Një duel i cili ka shërbyer për trajnerët e të dy skuadrave që të kuptojnë më mirë gjendjen e ekipit dhe emrave të rinj që po provojnë të ndërthurin në skemat taktike.

Besëlidhja ka dhënë sinjale të mira se do të jetë pretendente si në edicionin e kaluar dhe sot ndaj krutanëve që e mundën në garën për Superioren, ka kaluar e para në avantazh me anë të Përgjonit.

Për ekipin e Ndreut u desh goli i Ajazit, gjithnjë e më vendimtar për kastriotin, që të siguronte të paktën një baraizm nga miqësorja e sotme.

Skuadra krutane ka planifikuar që në fundjavë të zhvillojë një tjetër miqësore meqë kthimi në fushën e lojës për ndeshjet e kampionatit për momentin duket i pamundur. /vipsport/