Oliver Giroud po jeton muajt e fundit me Milanin. Sulmuesi francez është pjesë e kuqezinjve prej korrikut të vitit 2021, kur la Chelsean për të provuar eksperiencën e parë italiane.

37-vjeçari ka bërë mjaft mirë me skuadrën e Stefano Piolit gjatë këtyre viteve. Duke dhënë kontribut të madh me golat (46) dhe asistet e tij.

Por, e ardhmja lidhet me MLS-në amerikane. Shtypi sportiv italian raporton se Giroud ka gjetur marrëveshjen finale me Los Angeles FC pas bisedimeve që kanë zgjasin prej javësh.

Sulmuesi i kombëtares së Francës, do të firmosë për 18 muaj me skuadrën amerikane. Dhe në verë do t’i japë fund aventurës në futbollin europian.

Giroud, i cili gjatë kësaj kohe ka krijuar një lidhje të veçantë me Milanin, shokët, stafin teknik dhe tifozët, shpreson që të fitojë Europa League përpara se të përshëndetet me popullin kuqezi.