Lokomotiva e Zagrebit, ose Lokomotiva e shqiptarëve, tashmë është një realitet në Kroaci. Në këtë ekip janë grumbulluar gjashtë futbollistë shqiptarë.
Kjo sepse klubi iu beson të rinjve kuqezi për të mbajtur peshën e ekipit, si dhe për t’i promovuar e më pas për t’iu dhënë mundësinë të provojnë eksperienca në Liga më të rëndësishme europiane.
Aktualisht, te kroatët luajnë Tuci, Çokaj, Mersinaj të cilët ishin prej sezonit të kaluar, ndërsa këtë merkato janë bashkuar edhe Kallaku, Tahiraj dhe Maliqi.
Për numrin e lartë të shqiptarëve në skuadër, edhe vetë klubi i Lokomotivës së Zagrebit ka bërë autoironi në rrjetet sociale, teksa tashmë duket sikur nuk bëhet më fjalë për Lokomotivën, por për Shqipërinë. /VipSport/