Klaus Gjasula po luan shumë mirë me Paderbornin në Bundesliga, ku me agresivitetin e tij ka arritur t’i japë mjaft grintë skuadrës, por edhe kjo e ka një çmim, që për hir të së vërtetës është pak i ekzagjeruar. Ai është ndëshkuar për sfidën e dytë rresht ditën e djeshme, që 30-vjeçari ndëshkohet me karton të verdhë.

Jo vetëm kaq, por i djeshmi në barazimin 1-1 të skuadrës së tij ndaj Hofenheim ishte kartoni i 14-ti përsa i përket këtij sezoni, çka përbën edhe një rekord historik në Bundesliga.

Gjasula është lojtari më “i zverdhur” në historinë e kampionatit gjerman, përsa i përket 27 ndeshjeve të para. Jo vetëm kaq, por tiranasi është pranë thyerjes së një rekordi akoma më negativ.

Ai është pranë rekordit të Tomaz Hajtos, i cili është ndëshkuar 16 herë gjatë një sezoni të plotë në Bundesliga. Shifra mjaft negative për Gjasulën, që në fakt vitet e fundit po përjeton kohët më të mira të karrierës, duke pësuar një rritje graduale deri në debutimin në Bundesliga dhe me kombëtaren shqiptare vitin e kaluar. /vipsport/