Sidrit Guri po zhvillon sezonin e tij të parë në Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi 28 vjeçar aktivizohet te Shkëndija dhe ka dhënë maksimumin sa herë është aktivizuar.

Le t’i hedhim një sy statistikave të ish lojtarit të Vllaznisë dhe Kukësit në 13 javë kampionat. Guri ka luajtur 6 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola. E thënë ndryshe, për të gjetur rrjetën një herë, atij i janë dashur 172 minuta në fushë.

Më saktësisht, futbollisti i lindur në Shkodër ka “tundur rrjetën” ndaj Renovës dhe ka realizuar dopietë ndaj Borec.Shkëndija është në vendin e pestë.

Kuptohet qe per vete vlerat qe posedon ky lojtar, pritet edhe me shume prej tij, por me sume mundesi i duhet edhe pak kohe sa te kape ritmin e duhur dhe te ambjentohet me kampionatin maqedonas.