Tërbuni i Pukës mbylli javën e 8-të të Kategorisë së Parë dhe shkoi në pushimet e kampionatit me një barazim 0-0 kunër Tomorit. Shifrat e bardha në Pukë duket kanë lënë në kuotën e 11 pikëve të besuarit e Elvin Beqirit. Ekipi pukjan ka një barazpeshë totale për sa i përket golave të shënuar dhe atyre të pësuar.

Tërbuni ka shënuar 3 gola dhe ka pësuar 3 të tillë. Përsa i përket aspektit mbrojtës, pukjanët shkëlqejnë në këtë drejtim. Pasi vetëm Bylis me 1 gol të pësuar ka bërë më mirë se Tërbuni në Kategorinë e Parë.

Sulmi është ai që po çalon tek Tërbuni që ende nuk po gjen finalizimin e duhur pavarësisht se ka dominuar thuajse gjithë kundërshtarët. Për këtë pjesë duket se Beqiri dhe stafi u tij po punojnë instensivisht.

Kjo duket edhe nga fakti se nesër pukjanët do luajnë një miqësore me Elbasanin që këtë sezon është në Kategorinë e Dytë. Ndeshja do zhvillohet në Tiranë dhe do jetë një mundësi për tu kolauduar për të dy skuadrat.
Endri ÇINARI