Shqipëria dhe Armenia u ndeshën në mbrëmjen e djeshme në Air Albania. Sfida e cila përfundoi me shifrat 2-0, pa të aktivizoheshin shumë nga lojtarët e Superligës.

I vetmi i cili nuk mori asnjë minutë në fushën e blertë për këtë ndeshje miqësore ishte kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta.

Në dy sfidat e tjera miqësore ku Shqipëria luajti ndaj Arabisë Saudite dhe Katarit, Gurishta ishte i vetmi lojtarë që u aktivizua përgjatë 90 minutave të plota.

Mos aktivizimi në miqësoren ndaj Armenisë nuk ka lënë një shije të mirë për kapitenin e Vllaznisë, ku në një status në rrjetet sociale ai shprehet: “Falenderohu për atë që je sot dhe lufto për atë çfarë do të jesh nesër.”