Per dy dite me rradhe ne Tirane, pikerisht dje dhe sot, eshte zhvilluar kampionati ballkanik ne sportin e xhudos, ku kane marre pjese nje numer i madh sportistesh veterane nga vendet e ndryshme te Ballkanit.

Per t’u veçuar eshte fakti qe ish- sportisti i Vllaznise Angjelin Dedaj, ka konkurruar diten e djeshme ne peshen 81 kg ku eshte renditur ne vendin e dyte duke merituar ne kete menyre medaljen e argjendte.

Padyshim qe ky eshte nje sukses per te kur kujtojme qe Dedaj kishte 11 vite qe ishte shkeputur nga garat zyrtare dhe rikthehet ne kete Ballkanik duke procuar serish shume emocione dhe per me teper, duke qene edhe i suksesshem.

Ka qene vete ai qe permes nje postimi ne rrjetet sociale ka shprehur kenaqesine per kete rikthim dhe per kete sukses kur shkruan: “Dje në Kampionatin Ballkanik për Veterane që u zhvillua për herë të parë në Tiranë nga Federata Shqiptare e Judos u rendita i 2-ti.

Për mua nuk ka rendesi shumë rezultati pas 11 viteve shkeputje nga garat zyrtare aq sa ka rendesi rikthimi i emocioneve dhe ndjesia që jep bashkimi e mbeshteja e një ekipi që je pjes prej 20 viteve.

Uroj qe kjo gje te jete frymezim per brezat me te rinj qe kane nje karriere sportive perpara, duke i vendosur objektiva vetes. Rikthimi per mua ne gara ishte diçka e vogel por me dashuri te madhe per xhudon e jo per medaljen. (Falenderim i madh per familjen tone te Judo Vllaznia qe besuan tek une e sebashku do te jemi me te forte e me te bashkuar sepse ne jemi Vllaznia)./SHKODRA-SPORT.COM/