Interi rinis nga Lugano. Kampionati ka përfun duar prej më pak se tri javësh, por zikaltrit bëjnë hapin e parë drejt sezonit të ri, i pari me Antonio Konten në stol, duke planifikuar grumbullimin (mes datave 8-14 korrik), për herë të parë e programuar në liqenin e Luganos, përpara startit të fazës përgatitore.
ME DYER TË MBYLLURA
Vitin e kaluar Spaleti e nisi sezonin në “Appiano Gentile”, ndërsa këtë herë për shkak të rindërtimit të qendrës stërvitore, u zgjodh Zvicra. Një orë udhëtim nga “Appiano”.
Megjithatë, tifozët zikaltër, përveç “Casinò Lugano Cup”, e programuar për datën 14 korrik në orën 17:30 kundër të zotëve të shtëpisë (që këtë vit janë kualifikuar në Ligën e Europës), nuk do mund të ndjekin stërvitjet e Kontes në grumbullim.
Interi do përgatitet në fushat anësore, pamundësia e përdorimit të fushës kryesore dhe 3000 vendet e stadiumit imponojnë zhvillimin e stërvitjeve me dyer të mbyllura për arsye sigurie, por edhe privatësie sipas kërkesës së trajnerit.
MIQËSORE LUKSI
Pas Zvicrës dhe disa ditëve pushim, radha i takon turneut në Azi, ku skuadra e Kontes do debutojë ndaj Mançester Junajtid më 20 korrik (në Singapor, ora 01:30) dhe më pas do përballet me Juventusin. Sfida e parë e trajnerit kundër të kaluarës luhet në Nankin, qytetin e “Suning”, më 24 korrik në të njëjtin orar.
Interi luan ndeshjen e tretë aziatike në Makao, më 27 korrik, përballë PSG-së (orari i papërcaktuar). Testi i katërt “i luksit”, gjithmonë në “ICC”, do jetë në Europë, takim në shtëpinë e Totenhemit (Londër), më 4 gusht, në orën 16:00. Më pas do përgatiten ndeshjet e vërteta. Seria A e nis fundjavën 24-25 gusht.