Vllaznia po vijon me përgatitjet fizike, në prag të sfidave të UEFA Conference League. Shkodranët kishin një sezon të gjatë, duke qenë një nga 2 ekipet me më shumë ndeshje në edicionin futbollistik që lamë pas.

Pasi fituan Kupën e Shqipërisë, lojtarët e Vllaznisë nuk patën shumë ditë pushime në dispozicion dhe u janë rikthyer përgatitjeve. Në seancën e djeshme stërvitore, skuadrën e ka shoqëruar dhe një grup tifozësh i vogël i grupimit “Vllaznit Ultras”.

Nje gjest shume domethenes, per t’u thene futbollisteve por edhe stafit teknik te ekipit shkodran se ata nuk jane vetem, por do te kene gjithmone mbeshtetjen e tyre.

Nderkoh rajneri Mirel Josa dhe stafi teknik, përveç ushtrimeve fizike, vendosën skuadrën edhe në një ndeshje kontrolli per disa minuta duke kerkuar te testojne menyren e te luajturit, vendosjen ne fushe dhe shume gjera te tjera ne aspektin taktik.