Festa e Fitër Bajramit është pritur ndryshe nga grupimi “Vllaznit Ultras” në Shkodër. Tifozët e Vllaznisë kanë menduar të shpërndajnë ndihma me rastin e festës, për katër familje në nevojë. Dhe pse ndihmat janë simbolike, gjesti është i veçantë.
“Vllaznit Ultras” është tifogrupi i parë i në Shqipëri, i krijuar në mbështetje të Vllaznisë së Shkodrës. Grupimi ultras u krijua në vitin 2005 dhe qëndroi aktiv vazhdimisht deri në vitin 2019, ku më pas pati një shkëputje. Nga marsi janë kthyer sërish në mbështetje të ngjyrave kuqeblu.
“Shok dhe miq ju urojme nga zemra gezuar Fiter Bajramin.
Vllaznit Ultras menduan qe per 4 familje ne nevoje ky Bajram te jet pak ma ndryshe,duke ju dhuru nje shporte simbolike me ushqime dhe shum dashuri te madhe per njerzit dhe qytetin tone.
Zoti ju bekofte”, shkruajnë “Vllaznit Ultras”.