Ada e Velipojës nuk ka shkuar më shumë se sa një barazim 2-2 përballë Klosit, në shtëpinë e saj, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Kategorinë e Dytë. Në fakt, janë vendasit, që e nisin shumë mirë lojën, duke shënuar golin e parë me Nikën, në minutën e 16-të. Pjesa e parë do të mbyllej kështu, me rezultatin 1-0 në favor të Adës.

Në pjesën e dytë, më konkretisht në të 51-tën, është Llaveshi ai që barazon shifrat për Klosin në 1-1. Pas këtij goli, Ada ka edhe raste të tjera për të shënuar golin e avantazhit, por një gjë e tillë ndodh vetëm në minutën e 73-të, sërish me Nikën, teksa futbollisti në fjalë shënoi një dopietë në këtë ndeshje.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Klosi do të barazonte shifrat në 2-2 me Kolën dhe me këtë rezultat do të mbyllej e gjithë ndeshja. Pavarësisht këtij barazimi, në fazën e dytë, Ada u duk një skuadër ndryshe nga faza e parë, teksa ishte më e kompletuar dhe më kërkuese në fushën e lojës.

Velipojakët e mbyllën këtë kampionat të renditur në vendin e 10-të në tabelën e klasifikimit, me 19 pikë dhe tashme u duhet te luajne ne play out per te siguruar qendrimin ne kategorine e dyte.

Maringlen ZHIVANI