Mario Gjata, verën e 2021 la Apoloninë për t’u bashkuar me Dinamon. Një nga talentet e Kombëtares shqiptare U-21, lojtari nuk ia doli të merrte shumë hapësira te Blutë, duke luajtur në tre takime për 54 minuta në total.

Dëmtimi e mbajti jashtë ekipit lojtarin, që paçka kontratës afatgjatë u largua nga Nëndetësja në 3 shkurt të këtij viti. Si një ndër talentet e sezonit të shkuar, 21 vjeçari zgjodhi Blutë për të ardhmen.

Gjata duket se gaboi në perceptim, me skuadrën që vuan fundin e renditjes dhe është me një këmbë në të Parën. Duke mos pasur hapësira, Gjata tentoi një tjetër ekip në merkaton e dimrit por në fund “mbeti thatë”.

Pjesë e grupit të artë të Apolonisë së sezonit të shkuar, sulmuesi nuk u konsiderua nga trajneri Shkëmbi duke bërë që lojtari të mbetet pa ekip.