Vllaznia ka pësuar ditën e sotme humbjen e dytë radhazi në kampionat. Shkodranët u mposhtën me rezultatin e pastër 0-2 në “Loro Boriçi”.

Vendasit edhe pse ishin me një lojtar më shumë për më shumë se 20 minuta nuk arritën të barazonin, por pësuan edhe golin e dytë nga Seferi duke bërë që ndeshje të mbyllej me rezultatin 0-2.

Edhe pse takimi nisi me tension pasi drejtuesit e Vllanzisë nuk lejuan tifozët e Tiranës të futeshin në stadium për shkak të një ofendimi në rrjetet sociale, duket se sfida është mbyllur në mënyrën më perfekte.

Tifozët e Vllaznisë pas mbylljes së ndeshjes kanë duartrokitur lojtarët e Tiranës për paraqitjen e bërë në fushë dhe për fitoren e marrë.

Një gjest për t’u vlerësuar nga tifozët vendas që tregojnë edhe njëherë kulturën e tyre për skuadrat kundërshtare kur fitojnë në “Loro Boriçi”./newsport/