Tirana arriti të merrte fitoren e radhës në kampionat. Bardheblutë fituan pastër 0-2 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” edhe pse ngelen me 10 lojtarë për më shumë se 20 minuta.

Golat e Xhixhës dhe Seferit bën që Tirana të dilte me 3 pikë nga kjo supersfidë dhe festa te bardheblutë nuk ka munguar. Menjëherë pas vërshëllimes së gjyqtarit, lojtarët dhe stafi kanë festuar në fushë, ndërsa festa ka vijuar edhe në dhomat e zhveshjes.

I pranishëm për të komplimentuar ekipin ishte edhe presidenti Refik Halili, ndërsa festa ka vijuar më tej me lojtarët që brohorisnin për këtë triumf shumë të rëndësishëm në një fushë delikate si ajo e “Loro Boriçit”.

Me këtë 3 pikësh, Tirana rimerr vendin e parë me 17 pikë, 3 më shumë se Kukësi i vendit të dytë./newsport/