Tifozët janë të shqetësuar se Neymar Junior do të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës “Katar 2022” pasi fotografitë e reja të kyçit të këmbës u postuan në profilin privat të sulmuesit në Instagram.
ADVERTISING

Superylli brazilian do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të ekipit të tij kombëtar në Grupin G kundër Zvicrës më 28 nëntor dhe Kamerunit më 2 dhjetor.

Por, janë shfaqur disa fotografi të reja që tregojnë një sasi shqetësuese të ënjtjes rreth kyçit të këmbës së djathtë të Neymar. Është vetë sulmuesi brazilian që ka publikuar në profilin e tij privat fotografi të këmbës së tij të lënduar në ndeshjen e parë ndaj Serbisë.

Publikimi i fotografive ka shqetësuar fansat brazilian dhe ata të futbollit në përgjithësi.Por, është e qartë se Neymar nuk ka hequr dorë nga shpresa për të luajtur në fazën eliminatore, por këmba e tij nuk po duket mirë.

Megjithatë, nëse ka vetëm një shans të vogël që Neymar të jetë i aftë për të luajtur në fazat e fundit të turneut në Katar, atëherë ai do të luajë me përfaqësuesen braziliane.Neymar do të ishte një mungesë e madhe për Brazilin

Brazili është favorit aktual për të fituar Kupën e Botës, por mungesa e Neymar do të ishte një goditje e madhe për kombin e Amerikës së Jugut.

Kjo do të ushtrojë edhe më shumë presion mbi lojtarët si Richarlison, i cili shënoi të dy golat e Brazilit kundër Serbisë, gjatë javëve të ardhshme