I ftuar në studion e emisionit “Qatar n’24”, në “News 24”, trajneri i njohur, Shpëtim Duro ka bërë një analizë të detajuar pas triumfit të Argjntinës ndaj Meksikës duke deklaruar:

Unë i dëgjoj dhe intervistat dhe pas ndeshjes me Arabinë e sakatuan. Unë e kam thënë që ai do të bëj mrekullinë me Argjentinë dhe s’e kam thënë veç për Mesin por edhe për Ronaldon. Janë lojtarë që pavarësisht moshës ato bëjnë shumë në ekipet e tyre. Mesi po kalon një formë të shkëlqyer dhe te PSG, nga kjo gjë pritej dhe forma e tij.

Jam i bindur se Mssi do kalojë Maradonën me golat e shënuar. Mesi do realizojë golin e nëntë në Botëror që në ndeshjen e radhës ndaj Polonisë. Jam dakord me Argjentinën që ka yje. Pas Mesit, si emër është Lautaro. Sot Lautaro nuk u duk nëse ka luajtur apo jo. Por të mos jetë protagonist, kjo flet vetë.

Sot ka qenë ndeshje jashtëzakonisht e vështirë. Meksikës i interesonte barazimi dhe Argjentina po luante keq. Në pjesën e dytë pati rritje të lojës argjentinase. Ndërrimet u bënë në momentin e duhur. Sërish individualiteti i Messit që e zgjidhi situatën.

Di Maria funksionoi mirë, Mesi u tërhoq, kishte më shpejtësi në qarkullimin e topit në pjesnë e dytë. Gjithë këto ishin plus, por individualiteti i Mesit e zgjidhi këtë situatë. Argjentina nuk ka lojtrë klasi me përjashtim të Mesit. Argjentina do të bëhet e rrezikshme në sistemin e eliminimit direkt”, u shpreh Duro.