Presidenti i Kukësit, Safet Gjici u shpreh se Partizani e ka marrë shumë lehtë titullin kampion këtë sezon ndërsa sezonin tjetër do të ketë më shumë probleme. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, numri një i Kukësit u shpreh se edhe vetë futbollistët e Partizanit nuk e dinë si e kanë fituar këtë trofe.
E uroj Partizanin dhe Demin e Olsin për këtë Kupë dhe le ta gëzojnë pasi vite tjera është më e vështirë. Këtë titull ua uroj me shpirt pasi është pas 26 vitesh. Ne kishim 86 vite pa marrë por nuk e bëmë kaq të madhe.
Edhe Korça ka marrë shumë por nuk ka bërë jehonë sa Partizani. Ndoshta edhe pse Partizani ka më shumë tifozë, madje ka edhe në Kukës.
Kemi pasur probleme pasi që vjet televizionet nisën të flasin për fushën e Kukësit dhe vendosa të largoheshim. Ishte një premtim që do të nisnin punimet shpejt por nuk u arrit pasi ka pasur probleme. Kur luan jashtë ka vështirësi dhe jam i bindur se nëse do të luanim në shtëpi do të kishim më shumë pikë dhe ndoshta kjo kupë sot do të ishte para meje.
Të gjithë presidentët që investojnë janë heronj duke nisur nga Demi dhe deri te ekipi në fund të tabelës. Duhen falënderuar dhe tani miratohet ligji për sportin dhe është diçka e mirë.
Partizani e ka marrë sivjet dhe nuk e merr më kaq lehtë. E shohim sezonin tjetër. Partizani nuk ka vjedhur Kupë dhe ka pasur ekipe më të mira vite të tjera. Edhe vetë futbollistët e Partizanit çuditen si e kanë marrë Kupën, pasi vetë ata flasin për Kukësin. “
Si ka mundësi që e morëm ne Kupën, Kukësi ka lojtarë më të mirë se ne”, thonë lojtarët e Partizanit. Këta kanë marrë dikur Moxhin dhe kam thënë nuk duan Moxh italian pasi kanë Olsi Ramën dhe nisën të merren me punët e veta duke mos folur me askënd.
Dikur Partizani humbte ndeshjet dhe fliste jo arbitri, jo bënte video për Kukësin. Sivjet Gega bëri një grup edhe pse kishte lojtarët. Starova është ndër më të mirët dhe Gega me Olsin gjetën , pasi unë nuk marr vesh nga futbolli me Demin. Kur ka shumë ekip që rivalizojnë është më e vështirë.
Sot është miratuar edhe kontraktuesi për stadiumin e Kukësit dhe do të nisin punimet. Partizanin e shohim në ndeshjet e Championsit. Olsin e kam dëgjuar dje dhe tha se nuk e kam problem për Championsin por e ndërtoj për sezonin tjetër.
Në Champions dhe Europa League nuk jemi më rivalë dhe dua që të gjithë të ecin lartë. Sa më shumë të kalohen ture, aq më mirë është për të gjithë. Po e kaloi Partizani turin e parë, i them bravo i qoftë megjithatë futbolli luhet 11 me 11.
Takaj duhet të ishte në këtë pjesë për të qenë konkurrues dhe nuk është faji ynë por gabimet e tij. Në fund ta merrte kush ta merrte dhe do të ishte më i gëzueshëm kur e merr me konkurrencë të plotë”, tha Gjici. /VipSport/