Mourinho ka reaguar ashpër sa i përket dënimit të Juventusit për uljen e 10 pikëve. Trajneri portugez e ka cilësuar padrejtësi për të gjitha ekipet, jo vetëm për bardhezinjtë.

Sipas tij, nëse Roma do ta mësonte më herët një gjë të tillë, do të jepte më shumë në kampionat për të kapur pozitën e Champions League.

“Për mua është një shaka. Kur ti e di që janë edhe dy ndeshje nga fundi i sezonit është e çuditshme për të gjithë, edhe për Juventusin. Nëse ti ma thua mua këtë para ndeshjes me Monzën dhe Bolonjën, ne do të kishim pasur një qasje tjetër në kampionat pasi shkuam “all in” në Europa League.

Më vjen keq për Allegrin dhe lojtarët e tij sepse i meritonin këto pikë nga fusha, kampionati është kompromentuar kështu”, tha Mourinho.