Kukësi ia doli të merrte një fitore të rëndësishme dje, teksa mposhti 1-0 Laçin. Në lidhje  me Skype me emision Pressing te Abc News është Presidenti i nderit i verilindorëve, Safet Gjici.  

Gjici u shpreh i lumtur me ekipin, edhe pse rruga do jetë e gjatë. Diçka u tha edhe për përballjen direkte me Vllazninë, e cila luhet pas pak ditësh.

”Ne morëm një fitore qetësie. Pavarësisht se kemi bërë një ekip të ri, dihet se do kohën e vet.  Dua t’i uroj Gegës shërim sa më të shpejt. Nëse vazhdojmë kështu, do kthehemi shpejt.  Futbolli nuk është me buton sepse do kohën e vet. Analistët thonë: Po prit se Presidentët duan të shpallen kampion për një gjysmë sezoni.

Nga ana tjetër ne themi se ekipi do  Kohen e vet, edhe Covidi ndikon. Gjitha këto janë faktorë që ndikojnë. Ekipi i Kukësit duhet të shkojë aty ku e ka vendin. Fusha do e tregojë se sa lojtarët që janë marrë do justifikojnë veten.

Kjo nuk është hera e parë që mediat dezinformojnë. Kukësi kurrë nuk ka patur probleme. Besoj se Hallaci e ka sqaruar këtë pjesën e stërvitjes. Ata ishin në palestër. Edhe sikur të ketë probleme, dihet që ka edhe nëpër botë. Unë u habita me disa media.

Jemi në një situatë anormale. Nuk mund të përcaktojmë asgjë. Është e pritshme kjo. Vllaznai është me meritë aty ku është. Vllaznia përherë ka prodhuar futboll të bukur. Se sa do eci me këtë ritëm, do e shikojmë. Përderisa nuk ka humbur asnjë ndeshje, ajo ka marrë rezultat.

Ne i bie që do fitojmë sepse jemi Kukësi. Ne do shkojmë atje për të fituar.  Ne do e marrim seriozisht sepse i hapin probleme çdo kujt, sidomos sivjet që ka marrë super xhiro. Është mbyllur kontrata fillestare për stadiumin. Me lëvrimin e fondeve, unë mendoj se stadiumi është gati për dy tre muaj” – Tha ai.