Jo vetem Jonuzi e Hakaj. Tek Vllaznia kane rinovuar edhe dy futbolliste te tjere nga ato qe ishin pjese e saj edhe ne sezonin e kaluar dhe kontribuan ne fitoren e kupes se Shqiperise.

Behet fjale per dy malazezet, portierin Bojan Zogoviç dhe mbrojtesin Darko Bulatoviç. “Shkodra Sport” i kishte bere te ditur ditet e fundit marreveshjet me to, por sonte jane zyrtarizuar edhe nga ana e vete presidentit Xhaferi.

Gjate prononcimit te tij ne “Sport Arena” numri 1 i klubit shkodran eshte shprehur: “Me Bulatoviç kemi arritur nje marreveshje per te vazhduar me tej bashkepunimin e po ashtu edhe me portierin Zogoviç. I konsiderojme dy elemente te rendesishem, prandaj donim t’i kishim serish ne skuader dhe kjo gje u arrit”.

Ne kete menyre, prapavija e Vllaznise thuajse ka marre forme. Me Zogoviç ne porte, Gurishten, Bulatoviç e Hakajn ne mbrojtje dhe i vetmi nga lojtaret e sezonit te kaluar qe nuk ka rinovuar eshte Mevlan Adili.

Presidenti Xhaferi eshte shprehur se oferta i eshte bere dhe lojtari po sheh edhe alternativa te tjera jashte vendt nderkohe qe Vllaznia do te jete opsion i pare per ne Shqiperi./SHKODRA-SPORT.COM/