Nga Laçi ditet e fundit ka patur vetem largime, por ne fakt kane nisur edhe afrime dhe nuk ka si te ndodhte ndryshe sepse ditet kalojne dhe skuadra do te behet gati per ndeshjet e Kupave te Europes.

Laçi ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin serb Luka Cucin. Kurbinasit kanë firmosur për dy sezone me 23 vjeçarin, që ka dalë nga akademia e Partizanit të Beogradit.

Pjesë e serbëve për disa sezone, kjo është goditja e parë e Laçit në merkato pas largimeve të shumta. Ikja e Malotës dhe Ignjatovic solli emergjencën e një afrimi cilësor në prapavijë. Cucin luan në fashën e djathtë.

“Luka Cucin është afrimi i parë në skuadrën tonë. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur për dy vite. Cucin ka qenë pjesë e Partizan Beograd ne te shkuaren . I urojmë mirëseardhjen në ekipin tonë!”, njofton Laçi