E kishte paralajmeruar “Shkodra Sport” dhe e pranon edhe vete presidenti Alban Xhaferi. Gjate nje prononcimi te dhene ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa, ai e ka sqaruar kete ide te re duke thene:

“Ne kemi menduar nje ide ndryshe funksionimi te klubit. Trajneri Josa po merret me merkaton, do te kete edhe mbeshtetjen e Sinanit per drejtimin e skuadres, por nga ana tjeter Auron Miloti perpos detyres si pjestar teknik, do te angazhohet pak me shume edhe ne aspektin e menaxhimit te lojtareve.

Nuk eshte krejt nje drejtor sportiv, por do te jete ne nje pozicion te ndermjetem mes atij te zevendestrajnerit dhe ketij posti dhe besojme se kjo ide do te funksionoje. Te gjithe do japin kontributin e tyre qe gjerat te funksionojne ne menyren e duhur”.

Ne kete menyre tashme nuk ka me dilema. Nuk do te jete as Plori drejtori i ri sportiv dhe askush tjeter. Vllaznia do te funksionoje me nje skeme ndryshe me te cilen do te kerkojne te vazhdojne punen dhe t’i çojne perpara sukseset e ketyre dy viteve te fundit./SHKODRA-SPORT.COM/