Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi duke folur në emisionin “Sport Arena” ku eshte i ftuar mbremjen e sotme ne lidhje me raportet e tij me trajnerin Brdariç dhe nëse vendimi për ta larguar pa mbaruar ende sezoni ishte i duhur, është shprehur:

“Brdariç është një trajner shumë i mirë. E ka treguar këtë sidomos gjatë sezonit të kaluar, kur ka një meritë të jashtëzakonshme për rikthimin e skuadrës në nivele të larta. Edhe loja që prodhoi ajo na ka kënaqur të gjithëve. Në verën e kaluar ishim në proces privatizimi dhe vendosëm të vazhdojmë bashkëpunimin.

Për shumë arsye, gjërat nuk shkuan ashtu si duhet dhe vendimi për ta larguar ishte i duhuri. Nuk jam i penduar që e largova pa mbaruar sezoni, madje gabimi i vetëm është se largimi i tij duhej bërë pak më shpejt”.

Në këtë mënyrë, ndoshta edhe për shkak se gjërat morën një verdikt pozitiv duke fituar trofeun e Kupës dhe në këto rrethana, presidenti i Vllaznisë vazhdon të jetë i bindur se nuk ka gabuar me gjermanin Thomas Brdariç, për të cilin vazhdon të ruajë respekt për kontributin e dhënë tek kjo skuadër./SHKODRA-SPORT.COM/