Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGjiganti i Premier Ligës gati për goditjen e bujshme, 200 milionë euro...

Gjiganti i Premier Ligës gati për goditjen e bujshme, 200 milionë euro për dy mesfushorët e talentuar

Mançester Junajtid nuk ka ndërmend që ta mbyllë një tjetër sezon pa trofe dhe kështu drejtuesit janë gati që t’i plotësojnë kushtet trajnerit Ten Hag, duke derdhur miliona.

Kështu gjiganti i Premier Ligës mendon që të bëjë gati 200 milionë euro për dy mesfushorët e njohur të Anglisë dhe Holandës.

Bëhet fjalë për Jud Belingham dhe Frenki De Jong.

Ky i dyti është prej kohësh pjesë e listës së dëshirave të Ten Hag dhe mendon se kësaj radhe do të arrijë ta bind që të transferohet në “Old Trafford”.

Sa i përket 19-vjeçarit anglez, “Djajtë e Kuq” do ta kenë më të vështirë, pasi duhet të mposhtin konkurrencën e Liverpulit, Çelsit dhe Realit të Madridit.

Gjithsesi drejtuesit besojnë se me një ofertë të majme do të arrijnë të bindin dhe drejtuesit e Dortmund, të cilët nuk do ta lënë të lirë pa të paktën 120 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments